Overview
- Përditësuar më:
- 25 Mars, 2024
- Not Available Garazhe
- 237 m2
Description
Një vilë me një sipërfaqe të bollshme prej 237,36m² ju ofron mundësinë të jetoni në harmoni me natyrën që ju rrethon. E ndërtuar mbi një parcelë 109,4m² dhe me një oborr 78,8m² kjo vilë do të jetë investimi më i mirë që mund të bëni për veten dhe familjen tuaj. Ndodhet në zonën e Liqenit të Farkës një ndër zonat më të pëlqyera të momentit. Aty ku natyra ndërthuret plot mjeshtëri me arkitekturën dhe dizajnin unik të vilës duke ju pfruar qetësinë dhe relaksin e shumë kërkuar. Në një pikë kyçe nga ku mund të aksesoni shumë lehtësisht rrugët kryesore të vendit dhe vetëm disa minuta larg nga qëndra e Tiranxës kjo hapësirë ju ofron komoditetin të mos largoheni shumë nga kryeqyteti por njëkohësisht të mos jeni dhe shumë pranë zhurmave të tij duke ju mundësuar relaksin total të nevojshëm për të gjithë familjen. E ndërtuar me materiale të cilësisë së lartë dhe e paisur me çdo fasilitet që mund t’ju duhet kjo vilë është zgjedhja e duhur për të gjithë familjen. Padyshim çdo grupmoshë do të mbetet e këaqur dhe do të përshtatet më së miri me këtë ambient të mrekullueshëm.