Overview
- Përditësuar më:
- 25 Mars, 2024
- Not Available Garazhe
- 400 m2
Description
Madhësia:
Vila ka një sipërfaqe të bollshme për të gjithë familjen. E përbërë nga një oborr i mbushur plot ngjyra dhe gjelbërim me një sipërfaqe 78.8m² gjithashtu ka dhe verandën e cila ka një sipërfaqe 49.23m². Parcela mbi të cilën ndërtohet vila është 190.4m² ndërsa sipërfaqia fizike zë 237.36m². Një vilë fantastike me një hapësirë shumë të bollshme ku e gjithë familja mund të jetojë në komoditet dhe rehati të plotë.
Vendndodhja:
Në një nga zonat më të kërkuara dhe më të pëlqyera të momentit, pranë Liqenit të Farkës një zonë plot qetësi dhe gjelbërim, aq sa e larguar nga qëndra e qytetit për të shpëtuar nga zhurmat aq dhe pranë saj vetëm disa minuta me makinë. Gjithashtu ndodhet fare pranë shumë rrugëve kryesore në vend duke e bërë lëvizien tuaj shumë më të thjeshtë.
Karakteristikat kryesore:
Në një residencë të re dhe inovative ku dizajni dhe arkitektura ndërthuren në mënyrë ideale me ngjyrat e natyrës duke iu ofruar peisazhe të mrekullueshme dhe shumë relaksuese. Hapësira të shumta për çdo grupmoshë ku secili mund të përshtatet menjëherë. Mundësia më mirë për të jetuar në zemër të natyrës ku ju dhe familja juaj mund të gjeni qetësinë e shumë kërkuar.