Overview
- Përditësuar më:
- 29 Prill, 2024
- 3 Dhomat e gjumit
- 3 Banjat
- Not Available Garazhe
- 140 m2
Description
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 140m² e cila është e organizuar në 3 dhoma gjumi, 2 tualete, 3 ballkone, dhomë ngrënie + kuzhinë, një dhomë ndenje dhe një depo. Një hapësirë ideale për familje të mëdha ose për familje të cilat duan të zgjerohen. Ambienti ju ofron çdo gjë që ju mund t’ju nevojitet duke ju ofruar një jetesë të rehatshme dhe të mirëorganizuar për çdo anëtar të familjes.
Ky apartament ndodhet në një nga zonat më të qeta dhe në zhvillim të vazhdueshëm të Tiranës, pranë bllokut të ambasadave, mbrapa Ambasadës Gjermane. Ambienti rreth është i mbushur me shkolla, markete, qendra kursi, bare, restorante etj. Gjithashtu është një pozicion i aksesueshëm lehtësisht nga automjetet personale. Fare pranë qëndrës
Ambienti është plotësisht i mobiluar, me ngjyra unike dhe të çelëta të cilat i japin dritë ambientit i cili gjithashtu ndriçohet dhe ajroset nga dritaret e mëdha dhe 3 ballkonet që ka apartamenti . Plotësisht i mobiluar për t’ju ofruar ju dhe familjes tuaj cilësi të lartë. Ballkonet ju ofrojnë gjithashtu një pamje fantastike që të jep qetësi pa ndërtime të larta. Apartamenti ndodhet në një pallat 5-katësh i cili ka një apartament në kat dhe ndodhet në katin e 4.