Overview
- Aggiornato il:
- Marzo 29, 2024
- 3 Camere da letto
- 3 Bagni
- I padisponueshem Garage
- 263
Description
Madhësia:
Një ambient ideal për ta bërë shtëpinë tuaj më të re. Me një sipërfaqe 263m² e organizuar në tre dhoma gjumi, tre tualete, ambient ngrënie+kuzhinë dhe 60m² verandë me një pamje fantastike. Një hapësirë ku secili pjestar i familjes do të shijojë komoditetin dhe rehatinë që ky ambient i ofron. Me dritare të mëdha të cilat mundësojnë deportimin e plotë të dritës së diellit dhe ajrimin e ambientit. Sapo të hyni në duplex do të ndieni rehatinë dhe relaxin aq shumë të kërkuar nga të gjithë.
Vendndodhja:
Duplexi ndodhet në një zonë shumë të mirë ku privatësia dhe rehatia janë pikat kyçe, në Kodrën e Diellit një ambient perfekt ku mund të gjeni çdo gjë që dëshironi dhe më tepër. Një nga residencat më inovative dhe më të pëlqyera në vend.
Karakteristikat kryesore:
Mobilim sipas një modeli bashkohor, me ngjyra të ngrohta dhe i paisur me çdo gjë që mund të kërkoni. Arredimi mikpritës dhe shumë konfort e bën këtë duplex zgjedhjen ideale për të gjithë familjen. Veranda e mrekullueshme bën lidhjen mes natyrës dhe apartamentit tuaj duke ju ofruar një pamje fantastike e cila do të shoqërohet me qetësinë ku zhurmat e makinave dhe tymi i tyre do të mungojnë. Me një hapësirë shumë të madhe dhe në një nga zonat më të mira në Tiranë padyshim e bën një blerje perkefte.