Overview
- Aggiornato il:
- Marzo 25, 2024
- 2 Camere da letto
- 1 Bagni
- Not Available Garage
- 139
Description
Madhësia:
Ky apartament ndodhet në katin e shtatë të një godine moderne. Ai ka një sipërfaqe prej 118.4 m2 dhe një verandë me një sipërfaqe prej 20.1 m2. Sipërfaqja totale e apartamentit rezulton në 138.5 m2.
Vendndodhja:
Apartamenti gjendet në një nga zonat më të mira për banim, shumë pranë qëndrës së qytetit. Një zonë me shumë lëvizje, e kompletuar në të gjitha aspektet me markete, bare/restorante, qëndra shëndetësore, shkolla si edhe një numër të lartë biznesesh të ndryshme. Ajo është e aksesueshme me anë të transportit publik dhe ndodhet pranë zonave të tjera të rëndësishme të qytetit duke mundësuar distanca sa më të shkurtra.
Karakteristikat Kryesore:
Ky apartament është i tipologjisë 2+1, i përbërë nga 2 dhoma gjumi, 1 dhomë ndenje me kuzhinë, një tualet dhe një verandë që ofron pamje të këndshme nga qyteti.
Kushtet e pronës:
Apartamenti ndodhet në një kompleks të ri dhe luksoz në prag të përfundimit. I projektuar në mënyrë që t’i përshtatet preferencave të banorëve, godina ka një stil bashkëkohorë dhe tepër të veçantë, perfekt për një jetesë moderne.