Overview
- Aggiornato il:
- Luglio 25, 2023
- 1 Camere da letto
- 1 Bagni
- Not Available Garage
- 64
Description
Madhësia:
Ky apartament modern ka një sipërfaqe prej 64.1 m2 dhe ndodhet në katin e dytë të një pallati të ri me ashensor. Përfshin gjithashtu një ballkon për një hapësirë të këndshme jashtë.
Vendodhja:
Apartamenti ndodhet në një rezidencë luksoze në gjirin e Lalëzit. E vendosur në një nga gjiret më të bukura, zona është e rrethuar nga gjelbërimi dhe ndodhet pranë detit. Përreth ndodhen bare/restorante, parking nëntokësor dhe për mjetet ujore, qëndra shëndetësore dhe ndihma e shpejtë, farmaci, kënde lodrash, zona shopping si edhe 2 pishina të vendosura në 2 pozicione të ndryshme të rezidencës.
Karakteristikat Kryesore:
Apartamenti ndodhet në një godinë të ndërtuar në mënyrë cilësore. I tipologjisë 1+1, që do të thotë 1 dhomë gjumi, një sallon të ndenjës dhe një kuzhinë të hapur. Ka një tualet (i cili vjen i përfunduar) dhe një ballkone që ofrojnë ndriçim të mjaftueshëm natyral. Gjithashtu apartamenti ka orientim në lindje.
Për të apasionuarit e pushimeve elitare, kjo rezidencë luksoze ofron dyqane të klasit të parë, baret më të mira dhe restorantet më ekskluzive përreth. Koncepti i saj është ndërtuar mbi bazën: Përdorim në 4 sezone.