Overview
- Updated On:
- March 25, 2024
- 4 Bedrooms
- 2 Bathrooms
- Not Available Garages
- 115 m2
Description
Madhësia:
Një duplex fantastik me një stil inovativ dhe një hapësirë mjaft të bollshme. Ka një sipërfaqe të përgjithshme të katit të parë 106m², i organizuar në një dhomë ndenje 25m², dy dhoma gjumi me sipërfaqe përkatëse 22m² dhe 26m², kuzhinë 10m² dhe tualet 10m² Më pas nëpërmjet disa shkallëve ngjitemi në katin e dytë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 116m². Është i organizuar në një dhomë ndenje 34m², dy dhoma gjumi me sipërfaqe 28m² dhe 18m², kuzhina me sipërfaqe 10m² dhe tualeti 12m². Një hapësirë ideale ku ndërlidhet klasi dhe rehatia në mënyrë perfekte.
Vendndodhja:
Ambienti ndodhet në një nga zonat më të pëlqyera të Tiranës, aty ku mund të gjeni çdo gjë vetëm pak metra larg jush. Duplexi ndodhet në zonën e Bllokut, rruga Sulejman Delvina një pikë takimi i shumë nga rrugëve më kryesore të Tiranës.
Karakteristikat kryesore:
Duplexi është plotësisht i mobiluar sipas arkitekturës më bashkohore dhe stileve të fundit. Ngjyrat e ëmbla dhe paqësore ndërthuren me ambientin plotë dritë duke ju ofruar rehati të plotë. Ky ambient ju ofron kushte banimi nga më të mirat dhe falë hapesirës së bollshme ju mundëson akomodim shumë të rehatshëm të të gjithë familjes ku secili antar ka mundësinë të krijojë hapsirën personale ashtu siç dëshiron.
Kushtet e pronës:
Përveç kushteve nga më të mira të jetesës, arkitekturës moderne dhe plot ngjyra duplexi ju ofron dhe një vendndodhje ideale e cila do të plotësojë çdo kërkesë tuajën. Gjithashtu ambienti mund të përdoren shumë mirë pë të investuar, duke e ndarë për AirBnB apo për ta shfrytëzuar me qira. Mundësia ideale për të blerë shtëpinë tuaj të ëndrrave apo për të investuar në formën më të mirë të mundshme.